Manchester United ka realizuar një përmbysje të çmendur 3 me 2 kundër Aston Villas në Premier League. Pjesa e parë u fitua 0 me 2 nga Aston Villa, por United menaxhoi të shënojë 3 gola në të dytën.
Në “Old Trafford” ose ndryshe “Teatri i Ëndrrave”, vendasit treguan peshën e fanellës. Pjesa e parë foli totalisht për Aston Villan, të cilët gjetën golin në minutën e 21’ me McGinn dhe 26’ me Dendoncker.
“Djajtë e Kuq” u kthyen me mendje tjetër nga dhoma e zhveshjes. Ishte Garnacho që i hapi rrugën fitores me dopietën e realizuar në minutën e 59’ dhe 71’. Goli i fitores ishte ruajtur më pas nga danezi Hojlund.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 19 të kampionatit anglez. Aston Villa mban vendin e tretë me 3 pikë më pak se Liverpool kryesues. Në anën tjetër United ngjitet në të gjashtin, me 8 pikë më pak se Aston Villa.
Golat e Aston Villa në pjesën e parë: (GOLI 0-1), (GOLI 0-2)
Golat e Manchester United në pjesën e dytë: (GOLI 1-2), (GOLI 2-2), (GOLI 3-2)