
Liverpooli ka fituar në transfertën e vështirë të Wolves. “Të kuqtë” trimfuan me përmbysje 1-3, duke marrë kështu një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm.
Ishin të zotët e shtëpisë që kaluan në avantazh të parët me anë të Hwang Hee-Chan. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Wolves, me Liverpoolin që nuk gjeti dot forcën për të reaguar.
Me fillimin e pjesës së dytë të besuarit e Jurgen Klopp u bënë më kërkues. Ishte Gakpo që barazoi 1-1 në minutën e 55’. Teksa përmbysja erdhi 5 minutat e fundit të sfidës me anë të Robertson dhe me një autogol nga Bueno.
Poll