Everton ja doli të fitojë me rezultatin 3-2, në sfidën e parafundit të Premier League përballë Crystal Palace. Ndeshje e çmendur kjo nga vendasit, të cilët arritën të rikuperonin disavantazhin e dy golave të pësuar në pjesën e parë.
Me këto tre pikë ata siguruan qëndrimin në Premier League për këtë sezon të vështirë. Festa e tifozëve ishte e papërmbajtur, duke u futur në fushë pas shënimit të golit të fitores. Më pas ata e bënë sërish në përfundim të takimit.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Evertonin e cila e gjeti rrugën e rrjetës fillimisht me Keane në minutën e 54, më pas me Rincharlison për të barazuar gjithçka në minutën e 75’. Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 85’ nga Calvert.