Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Përleshje e ashpër dhe 8 të arrestuar, ndeshja e Champions League alarmon Francën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përleshje e ashpër dhe 8 të arrestuar, ndeshja e Champions

Marseille dhe Eintracht Frankfurt luajnë sot në 21:00 për grupet e Champions League. Policia në Francë bën me dije se janë tetë tifozë të arrestuar, pas dhunës nga dy tifozeritë.

Situata prej ditës së djeshme s'ka qenë e qetë rrugës së Marseille, me vendasit që nuk dëshironin në qytetin e tyre tifozët gjermanë. Të njohur për mbështetjen e madhe ndaj ekipit, mijëra tifozë të Frankfurt kanë zbarkuar në Marseille pasditen e djeshme, duke pasur përleshje me policinë.

 

Tetë të arrestuar dhe 400 forca policie të gatshme, teksa numri i policëve që do angazhohen sot në rrugët e Marseille për të ruajtur qetësinë kap shifrën 1000.

“Numri i arrestimeve është rritur me tetë  nga dy palët, për akte të ndryshme dhune, përbuzje dhe mbajtje të armëve. Është një ndeshje e rrezikshme për shkak të tifozerisë.

Besohet se stadiumi do të jetë plot me 60.000 tifozë të Marseille dhe 3.300 gjermanë që kanë bileta, plus disa mijëra, ndoshta 5.000  që nuk kanë bileta, por kanë udhëtuar. Duhet të jemi vigjilentë”, tha zyrtarja e policisë, Frederique Camilleri për mediet.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga