
Gonzalo Higuain bëri ditën e djeshme debutimin e tij në kampionatin amerikan me skuadrën e Inter Miami. Ish-lojtari i Juventusit la Torinon pak javë më parë duke firmosur në MLS, por debutimi nuk ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e tij u mund me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa Higuain shpërdoron një rast të artë.
Në minutën e 77-të, sulmuesi argjentinas kishte mundësi të rihapte ndeshjen, por nga pika e bardhë gabon duke e gjuajtur në mënyrë skandaloze. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbje e penalltisë, Higuain nisë edhe sherrin me lojtarët kundërshtarë që po festonin humbjen e penalltisë së tij. Një debutim me keq se kaq nuk mund të niste për "bomberin" argjentinas.
Higuain skies the penalty kick pic.twitter.com/M5yZMMzpgI
— ESPN FC (@ESPNFC) September 28, 2020