
Provat e lira në pistën e Jeddah në Arabinë Saudite për Formula 1 kanë shkaktuar frikë dhe panik. Piloti francez i Ferrarit, Charles Leclerc është përplasur me barrierat anësore të pistës, teksa ka humbur kontrollin e makinës.
Sipas skuderisë italiane, Leclerc është në gjendje të mirë, ndërsa u dërgua në spital për kontrolle më të specializuara. Pas incidentit, provat e lira u anulluan me flamurin e kuq që u valvit në pistë.
Hamilton kryesonte dhe ishte në formë të mirë, me garën e së dielës që do vendosë shumë për titullin kampion, pasi anglezi ka lënë gjithçka të hapur pas fitores së fundit.
Poll