Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Panik në “Asllan Rusi”, dëmtohet rëndë basketbollistja në sfidën Tirana – Bashkimi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Panik në “Asllan Rusi”, dëmtohet rëndë

Liga Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës ka zhvilluar sot sfidat e radhës në basketboll. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, është luajtur dueli mes Tiranës dhe Bashkimit në basketboll për femra. Qysh sapo ka nisur dueli, te vajzat mike ka pasur një dëmtim.

Basketbollistja Shatri ka vendosur keq këmbën në parket gjatë një kërcimi, duke pasur më pas probleme me kyçin. Shatri nuk ka mundur të vijojë lojën, ndërsa dëgjohen edhe të bërtiturat e saj nga dhimbja. Është dashur ndërhyrja e mjekëve, që kanë nxjerrë vajzën nga parketi. Ndërkohë që në fundin e sfidës një tjetër lojtare mike ka pësuar lëndim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga