
Tenisti zviceran Roger Federer ka mundur në gjysmëfinale bashkëkombësin e tij Wawrin në një ndeshje spektakolare, që ka zgjatur 3 orë e 4 minuta, duke siguruar finale e “Australian Open”.
Roger ka fituar në pesë sete 7-5 6-3 1-6 4-6 6-3. Kjo do të jetë finalja e tij e 28-të në një Grand Slam ku do të përballet me fituesin e çiftit Nadal-Dimitrov. “As në ëndrrat e mia më të bukura nuk kam menduar se do të arrija kaq larg. Është e mrekullueshme”, është shprehur Roger Federer pas përfundimit të gjysmëfinales.
Tani ai është një hap larg historisë dhe është në kërkim të titullit numër 18-të, pas triumfit të 2012-ës në Wimbledon kundër Murray. Finalja e fundit e luajtur nga zvicerani ka qenë në US Open 2015, e humbur në katër sete kundër Djokoviç.
https://www.youtube.com/watch?v=BKQUeRbFS-k