
Rey Manaj nuk ndalet. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës. Lushnjari është bërë protagonist në fitoren e sotme të Sivaspor kundër Instabulspor, duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Në minutën e 88-të të ndeshjes, Manaj merr një pasim të bukur nga mesi i fushës dhe arrin të ndalë sferën në rrjetë. Një moment fantastik për sulmuesin shqiptar, që nëse vijon me të tilla ritme, padyshim që do të tërheqë dhe vëmendjen e stafit teknik të kuqezinjve.
Ky është goli i gjashtë në kampionat dhe i nënti në total, pasi ka arritur të realizojë edhe tre gola në Kupë.
GOLI I MANAJT→ VIDEO
Poll