
Myrto Uzuni vazhdon me formën fantastike me Granadan. Në ndeshjen që po luhet ndaj Burgos në La Liga 2, sulmuesi ka shënuar në minutën e 42’ për të zhbllokuar ndeshjen.
Pas një asisti të Jose Callejon, futbollisti i Kombëtares Shqiptare goditi me të parën nga jasht zone në cepin e rrjetës duke lënë portierin kundërshtar të palëvizur në vend.
Ky është goli numër 11 për të teksa ka asistuar edhe dy herë të tjera.
Poll