Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Në këtë ndeshje fitoi eksperienca”, Brdaric: Falenderoj të gjithë tifozët e pranishëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Në këtë ndeshje fitoi eksperienca”, Brdaric:
Thomas Brdaric

Vllaznia u mposht sonte në finale ndaj Egnatias me rezultatin e thellë 4-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat.

“Dua të falenderoj të gjithë tifozët e pranishëm për suportin e mrekullueshëm që kanë bërë sot në stadium. Objektivi ishte të rikthenim titullin, futbolli në disa raste është shumë i bukur, por në disa raste shumë i dhimbshëm. Skuadra kampione e sezonit të kaluar dua t’i uroj për triumfin.

Në fund eksperienca fitoi këtë ndeshje. Normal do ta provojmë përsëri, sot patëm shansin më të madh të dërgonim titullin në Shkodër pas dy dekadash. Normalisht jemi të mërzitur, ishte një sezon i vështirë, por duhet të reagojmë sa më shpejt. Kemi pësuar gola të thjeshtë, të parin dhe të dytin që ndikojnë psikologjikisht. Nuk kishim mundësi të interpretonim lojën tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga