
Bekim Rexhepi nuk ishte i pranishëm në derbin mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me rezultatin 0-1. Mungesa e portierit të kuqve ishte surpriza e mbrëmjes së djeshme, ndërsa e nisi nga minuta e parë Alban Hoxha.
Drejtuesit kryeqytetas treguan se “gardiani” kishte qenë me temperaturë dhe kjo kishte ndikuar në zgjedhjen e trajnerit Giovani Colella. Megjithatë ai ishte i pranishëm në stadiumin “Air Albania”.
Pas përfundimit të pjesës së parë, shtatlarti u ngjit te tribuna ku qëndronin tifozët e Tiranës duke takuar disa nga miqtë e tij. Përshëndetjet e përzemërta ishin të shumta mes tij dhe mbështetësve që ishin në stadium për këtë sfidë të mrekullueshme.
Poll