Real Madrid fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e vështirë të Gironas, me këta të fundit që mbanin vendin e parë deri në momentin që u mposhtën nga të besuarit e Ancelottit.
Por nuk është rezultati ajo ç’ka mori vëmendjen në këtë sfidë. Në fundin e ndeshjes kapiteni i Realit, Nacho u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.
Kjo gjë solli irritimin e lojtarëve dhe stafit të Gironas, të cilët iu vërsulen mbrojtësit spanjoll. Në përleshje mori pjesë edhe Rudiger i cili u konfrontua me disa lojtarë të ekipit kundërshtar.
Poll