
Raoul Bellanova do jetë lojtari më i ri i Inter në Serie A. Mbrojtësi 22 vjeçar ka mbërritur mëngjesin e sotëm në “Humanitas” për vizitat mjekësore, teksa pritet firma në kontratë dhe prezantimi zyrtar.
Zikaltërit kanë rënë dakord me Cagliarin për mbrojtësin e djathtë, teksa lojtari vjen në huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit, nëse ai arrin disa objektiva në paraqitje.
Me vlerë 7 milionë euro në treg, Bellanova është produkt i Milan, duke dalë nga moshat e kuqezinjve, teksa ka luajtur edhe me Bordeaux, Pescara dhe Atalanta.
Poll