
Tirana vijon të sjellë ide mjaft interesante për tifozët bardheblu. Një video-kartolinë është publikuar sot pasdite nga faqja zyrtare e klubit bardheblu në facebook apo dhe ne kanalet e tjera mediatike.
Një urim për festat e fundvitit nga e gjithë skuadra por dhe nga protagonistët kryesorë është servirur për të gjithë tifozët.
Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni Afrim Taku uron i pari e pas tij kapiteni Erando Karabeci, zëvëndës kapiteni Gentjan Muça apo dhe ylli i skuadrës Merveil janë personazhet që urojnë për festat e fundvitit.
Një i ftuar special në këtë video-kartolinë është Mario, një tifoz me sindromën “Down” që kalon ditën në kompleksin “Skënder Halili”. Në fund e gjithë skuadra ka uruar tifozët bardheblu…