Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Historia e “ngatërruar” me Vllazninë dhe kalimi te Egnatia, reagon për herë të parë Ildi Gruda

Shkruar nga NEWSPORT
Historia e “ngatërruar” me Vllazninë dhe kalimi te
Ildi Gruda

Ildi Gruda nuk është më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Siç raportoi dy ditë më parë “Newsport.al”, sulmuesi shkodran ka mbyllur aventurën e tij me kuqeblutë për të kaluar te Egnatia.

Ndërkohë që ditën e sotme ka reaguar vetë futbollisti në rrjetet sociale. 25-vjeçari falenderon të gjithë ata që e mbështeten dhe u uron shkodranëve suksese në Kupat e Evropës.

Reagimi i Ildi Grudës:

Përshëndetje të gjithëve,
Dua t’ju njoftoj se nga sot rrugëtimi im me Vllaznin perfundon ketu.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për këto dy vite të jashtëzakonshme së bashku. Faleminderit nga zemra të gjithëve, nga i pari tek i fundit për çdo mbështetje, respekt dhe perkushtim.
Një falënderim i veçantë shkon për djemtë e ekipit, me të cilët kam ndarë momente të bukura, të forta e të paharrueshme. Luftuam çdo ditë krah për krah për objektivat tona dhe krijuam një lidhje që shkon përtej fushës së lojës.
Gjithashtu, faleminderit sportdashësve shkodranë për mbështetjen e palodhur në çdo ndeshje, në fitore e në humbje. Zemra juaj ka qenë gjithmone forca jonë më e madhe.
I uroj Vllaznisë shumë suksese në Kupat e Europës dhe në çdo garë tjetër, me dëshirën e madhe qe titulli kampion të kthehet sërish në Shkodër.
Faleminderit për gjithcka,
Me respekt
ILDI GRUDA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga