
Manchester City ka marrë humbjen e parë në Premier League këtë sezon. Pas 7 javëve, “Qytetarët” janë përballur me disfatën e parë.
Në transfertën përballë Wolves, ekipi i Pep Guardiolës u mposht me rezultatin 2-1. Një ndeshje perfekte nga vendasit që luftuan deri në fund për të marrë këtë fitore mjaft të rëndësishme. Një autogol i Ruben Dias i dha avantazhin Wolves në minutën e 13’ duke mbyllur pjesën e parë në disavantazh për kampionët e Europës.
Me fillimin e pjesës së dytë City u bë më kërkues duke gjetur barazimin me anë të Julian Alvarez në minutën e 58’, me këtë të fundit që ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë perfekte. Por barazimi nuk zgjati shumë pasi Hwang Hee-Chan shënoi golin e dytë për Wolves, gjithashtu golin e fitores.
Me këtë rezultat “Qytetarët” mbaje kreun momentalisht me 18 pikë, teksa Ëolves ngjitet në vendin e 13-të me 7 pikë të grumbulluara.
Në krahun tjetër Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultatin 0-1, ndërsa Arsenal bind në transfertën e Bournemouth duke triumfuar me rezultatin 0-4.
NDESHJET E PREMIER LEAGUE:
Aston Villa 6-1 Brighton
Bournemouth 0-4 Arsenal
Everton 1-2 Luton
Manchester United 0-1 Crystal Palace
Newcastle 2-0 Burnley
Wolves 2-1 Manchester City