VIDEO/ “Ngjyrat e flamurit të Shqipërisë? Bardh e blu”, Tirana frymëzohet para revolucionit: Besnik ndaj qytetit
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana dhe Partizani luftojnë çdo ditë e më shumë në distancë për të “pushtuar” kryeqytetin me ngjyrat bardheblu dhe të kuqe.Një video shumë interesante kanë postuar ato të Tiranës në rrjetet sociale.
Ky postim vjen si një “përgjigje” për Partizanin, teksa ditën e djeshme u prezantua te të kuqtë Orges Shehi. Në video dëgjohet një zë fëmije, i cili thekson se ngjyrat e flamurit të Shqipërisë janë ato “bardheblu”.
Një “ngacmim” për të kuqtë, si për t’iu treguar se pavarësisht se zyrtarizuan ish-timonierin e tyre, sërish është Tirana ajo që do të dominojë në futboll dhe do të veshë kryeqytetin BARDHEBLU, ndërsa do të qendrojnë besnik ndaj qytetit.