
Ernest Muçi po kalon ndoshta momentet më të mira në karrierë teksa mbylli një sezon të suksesshëm në nivel personal me Legian por qershia mbi tortë ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares shqiptare, ndaj Ishujve Faroe.
Pas disa ditëve pushimi të merituara, talenti shqiptar u rikthye te Legia ku po zhvillon fazën përgatitore. Ditën e djeshme, polakët zhvilluan një ndeshje miqësore me Botosanin të cilën e fituan me rezultatin e thellë 5-0, ku të pestë golat u shënuan në 45 minutat e para.
22-vjeçari e nisi nga minuta e parë dhe pati një paraqitje të shkëlqyer teksa asistoi në golin e dytë ndërsa ndihmoi edhe në të katërtin duke bërë që portieri kundërshtar të gabonte në largimin e topit. Pavarësisht se nuk gjeti rrugën e rrjetës, Muçi dhuroi një performancë mjaft të mirë për 45 minuta.