
Edon Zhegrova po kalon një moment shum të mirë në karrierë teksa që pas rifillimit të futbollit pas Botërorit po kthehet në një protagonist absolut me skuadrën e Lille në Francë. Pas dy golave dhe 2 asisteve në ndeshjet e fundit, anësori kosovar ka servirur sërish një gol për shokët e ekipit.
Në minutën e 60-të, Lille po humbiste 0-1 nga Brest ndërsa një krosim perfekt i 23-vjecarit nga goditja këndore do të sillte golin e barazimit. Pesë minuta më vonë, Zhegrova do të largohej nga fusha duke marrë edhe komplimentat e trajnerit ndërsa më vonë Lille do të përmbyste edhe rezultatin për të marrë një fitore të vyer.
Poll