Roma 1-1 Milan
Serie A
Java 32
Stadiumi: Olimpico
Roma dhe Milani do të përballen në Olimpico për javën e 32-të të Serie A. Do të jetë një ndeshje nivel finaleje teksa 2 klubet ndajnë nga 56 pikë dhe duelojnë ashpër për një vend në zonën Champions, aktualisht Milani në të 4-tin ndërsa Roma në të 5-tin jashtë saj.
Fomacionet zyrtare:
Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibañez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini; Abraham, Belotti. Trajner: Jose Mourinho
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli
Komenti minutë pas minute:
90+8' Mbyllet ndeshja.
90+7' Milani gjen barazimin, e pabesueshme.
90+3' Abraham plas festën, Roma ndeshkon Milanin.
80′ Tonali gjuan drejt portës, por nuk ka vështirësi për Rui Patrisio pasi topi i shkon drejt e në duar.
68′ Bennacer godet nga distanca, topi “fluturon” mbi traversë.
57’ Spinazzola i jep një asist El Shaarawy, ky i fundit nuk arrin ta kapë në kohë topi dhe Maignan përfiton duke mbajtur portën të paprekur.
49’ Abraham dërgon një krosim në zonë, por Menja del jashtë vijës së tij dhe e pret topin.
46' Nis e dyta.
40+5' Mbyllet pjesa e parë.
24’ Matic ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bennacer dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
20’ Brahim Diaz harkon drejt Krunic, ky i fundit godet por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.
17’ Mancini godet me kokë drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.
8’ Pelegrini godet me të djathtën potente, por gabon pasi topi shkon jashtë fushës.
7’ Celik dërgon një kros në zonë, por topi shkon në duart e Maignan.
1' Fillon ndeshja.