VIDEO/ Mposhtën kryesuesit e kampionatit, skuadra turke “djeg” stadiumin pas ndeshjes
Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Trabzonsporit mori një fitore spektakolare ndaj Fenerbaches në Superligën Turke, takim që përfundoi me shifrat 2-0 dhe që ishte i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit.
Një fitore që e afron më shumë me vendin e parë, teksa tashmë ndodhen vetëm 3 pikë larg kryesuesve që është Fenerbache. Pas këtij dueli kishte festë në kampin e Trabzonsporit, me tifozët dhe lojtarët që krijuan një atmosferë fantastike.
Futbollistët formuan rrethin në mesin e fushës ndërsa nisën kështu edhe festën, të cilët udhëhiqeshin nga Ugurcan Cakir.