
Momente paniku në çmimin e madh të Andalusisë në Moto Gp. Piloti Maverick Vinales është hedhur nga motori pasi kuptoi se nuk I funksiononin frenat, duke parë se përpara ishte një kthesë e fortë. Vinales ka përfunduar në pistë duke u zvarritur për dhjetra metra, teksa motori ka përfunduar në flakë.
Piloti ka qenë me një shpejtësi prej 225 km/orë, duke bërë që hedhja të shkaktonte panic te organizatorët. Fatmirësisht Vinales nuk ka asnjë dëmtim, ndërsa motori është përplasur me bordurat e pistës duke marrë flakë.
Poll