
Është mbyllur çmimi I madh I Andaluzisë në garën e Moto GP. Në sportin e shpejtësisë ka dominuar për të dytën garë Fabio Quartararo, që sheh të shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit më të afërt në klasifikimin e përgjithsëm. Piloti e nisi garën nga pole-position, duke e mbyllur në vendin e parë për dominimin e radhës absolut.
Quartararo rresgjistroi edhe kohën më të shpejtë, ndërsa në podium u ngjitën edhe Maverick Vinales dhe Valentino Rossi. Italiani me numër 46 është rikthyer në ditët e arta, duke siguruar sërish podiumin. "Doktori" u shpreh se ky rihipja sërish në podium është si një fitore për të. Sukses ky për Yamahan që sheh pilotët e vet të kryesojnë podiumin.
Poll