
Young Boys fitoi 2-1 me Manchester United në Zvicër, duke përmbysur Djajtë e Solskjaer që nuk iu mjaftoi Ronaldo me golin e avantazhit në të 12 minutë. Tej rezultatit, ndeshja e Champions League u përfol për momentin e portugezit me një nga vajzat e sigurisë.
Në momentin e nxehmjes, Ronaldo gjuan një top që shkon jashtë porte. Për fat të keq sfera pret pas koke një zonjë që ishte në rolin e sigurisë së stadiumit. Aq e fortë ishte gjuajtja sa vajza ishte pa ndjenja në tokë.
Ndërhyrja e personave të tjerë bëri që edhe Ronaldo të sigurohej nëse vajza ishte mirë, duke u afruar te ajo. Në fund nuk shkoi aq keq, pasi e dëmtuara mori një fanellë nga ylli i United.
Poll