Një moment paniku ka “zaptuar” NBA. Po luhej ndeshja Oklahoma City-Portland Blazers dhe një nga basketbollistët e ekipit vendas humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë.
Bismack Biyombo është lojtari i Oklahoma City, i cili ra pa ndjenja në tokë dhe më pas u rrethua nga shokët e skuadrës. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej. Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë dhe kjo bëri që 31-vjeçari ta merrte veten shpejt.
Basketbollisti me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos tashmë do t’i nënshtrohet vizitave të specializuara për të mësuar edhe arsyen e rrëzimit të tij pa ndjenja.
[video width="832" height="428" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/03/bandicam-2024-03-07-15-58-51-736.mp4"][/video]