
Nottingham Forest ia doli të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Blackburn, duke e mposhtur 1-0. Përveç rezultatit, më shumë bujë do bëjë një episod në fundin e takimit. Portieri i vendasve, Brice Samba në përpjekje për të humbur kohën, në mënyrë që të mbyllet takimi, vonohet shumë. Ai merr topin, e herë e vendos në një vend e herë në një tjetër, me sekondat që kalonin. Më pas, Samba bënte sikur po fliste me dikë.
Gjithçka ia ka vlejtur, pasi në fund ekipi rrëmben 3 pikë. Kjo është një nga mënyrat më të mira në futboll për të fituar kohë, por Samba e ka ekzagjëruar.
Poll