
Real Madrid ka mbyllur në avantazh 0 me 1 pjesën e parë ndaj Getafes. Mjaftoi goli i Joselu në minutën e 14’, për t’i çuar të qetë “Galaktikët” drejt dhomave të zhveshjes.
Ndeshje e dominuar nga madrilenët, pasi Getafe si ekip vendas nuk ka pasur asnjë goditje. Në rast se Reali e mbyll këtë sfidë me fitore, do t’i merrte vendin e parë Gironës.
Kujtojmë se kjo ndeshje është e prapambetur dhe vlen për javën e 20-të. Real Madrid do të vazhdonte kështu formën e mirë në kampionat, nëse fiton transfertën e Getafes.
Goli i Joselu në favor të Real Madrid: (VIDEO)
Poll