Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milani shmang katastrofën, përmbys Frosinonen dhe rikthehet te fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milani shmang katastrofën, përmbys Frosinonen dhe rikthehet te

Milani mposhti Frosinonën në transfertë me rezultatin 2-3. Kuqezinjtë shmangën një hap fals që do të ishte e rëndë për situatën ku ndodhet. Giroud i kaloi të parët në avantazh, por vendasit përmbysën rezultatin me Soule nga penalltia dhe Mazzitelli në pjesën e dytë.

Në minutën e 72’ do të ishte Mateo Gabbia që do të rikthente baraspeshën me një gol me kokë, ndërsa 9 minuta më vonë Luka Jovic do të shënonte golin e përmbysjes për t’i dhënë 3 pikët Milanit.

Marvin Çuni vijon të mos jetë pjesë e ekipit të Frosinone për shkak dëmtimi, ndërsa shqiptari tjetër Arijon Ibrahimovic u fut në minutën e 85’ në fushë, por pa ndryshuar gjë.

‘Djalli’ qëndron i pashqetësuar në vendin e 3-të me 49 pikë shumë larg ndjekësve, por me sytë n ga Juventus dhe Inter që gjithashtu ndodhen larg kuqezinjve.

Golat e ndeshjes→ VIDEO

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga