
Mike Tyson është rikthyer dje në ring pas 15 vitesh. Dueli me Roy Jones nuk ka qenë siç pritej për ish-kampionin, pasi verdikti final I jurisë ka qenë për barazim. Tanimë në moshën 54 vjeçare, Tyson sfidohej nga bashkëkombasi I tij 3 vite më I vogël. Dueli ishte i shumëpritur për fansat e boksit, që të shtunën mbrëma u gozhduan përpara ekraneve.
Edhe pse ishte thënë që ky duel do të vlente vetëm për komercialitet, ringu ka treguar diçka tjetër, me dyshen që I kanë dhënë disa goditje të fuqishme njëri-tjetrit. Jones u lodh shumë në mesin e ndeshjes, me Tyson që nuk I kurseu dy të majta të forta edhe pse 15 vite nga tërheqja në sport.
Pas ndeshjes juria vendosi për barazim, me dy sportistët që u dukën të lumtur për rikthimin. Ish-mbreti I boksit në peshat e rënda theksoi se do të ketë duele të tjera, duke bërë që adhuruesit e tij të ëndërrojnë sërish.