VIDEO/ Messi i papërmbajtshëm, tjetër “perlë” për Inter Miamin
Shkruar nga NEWSPORT
Lionel Messi është i papërmbajtëshëm me Inter Miamin. Argjentinasi ka arritur që të shënojë një tjetër gol spektakolar me amerikanët. Në sfidën e që Inter Miami fitoi 2-0 në transfertë ndaj Neë York Red Bulls, kampioni i botë realizoi njërin prej golave.
Messi hyri në fushë në minutën e 60-të, teksa në minutën e 88-të arriti të ndërtonte një aksion model që në fund të ta finalizonte po vetë.
36-vjeçar dribloi përmes tre mbrojtësve dhe ia dërgoi topin Benjamin Cremaschi-t. 18-vjeçari amerikan ia ktheu topin dhe Messi vrapoi drejt portës dhe realizoi pas një aksioni shumë të bukur.
Kujtojmë që nga transferimi i Messit te Inter Miami, argjentinasi ka arritur të shënojë 11 gola në 9 ndeshje në të gjitha garat që ka marrë pjesë. Duket se kampioni i botës ka rilindur në MLS duke shënuar dhe dhuruar spektakël me golat e tij.