Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Merr ‘zvarrë’ 3 lojtar, Legia publikon driblimin fantastik të Ernest Muçit: Magjistar!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Merr ‘zvarrë’ 3 lojtar, Legia publikon driblimin
Ernest Muçi është kryefjalë e momentit në Poloni dhe Shqipëri. Talenti shqiptar po mahnit këdo nga ndeshja në ndeshje me cilësitë e tij fantastike. Jemi në nisje të sezonit dhe Muçi ka bërë një start të shkëlqyer duke shënuar 7 gola në 14 ndeshjet e para, 2 të fundit në Conference League përballë anglezëve të Aston Villa. Legia nuk rresht së postuari video, foto e momente të ndryshme për 22-vjeçarin shqiptar dhe së fundmi ka ndarë një aksion individual brilant të Muçit nga ndeshja e fundit në kampionat përballë Gornik Zabrze. Në hyrje të zonës finte dhe hedh kundërshtarin e parë në tokë, finte dhe të dytin, finte dhe të tretin duke treguar edhe një herë talentin e tij që ka një potencial të madh. Me paraqitjet e fundit, ish-lojtari i Tiranës rrit në maksimum kuotat për një vend titullari në ndeshjen e Shqipërisë përballë Çekisë në ‘Air Albania’, më 12 tetor.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Legia Warszawa (@legiawarszawa)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7