
Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e vlefshme për Kupën e Italisë mes Milan dhe Juventus. Nga një gol për secilën skuadër, e kështu gjërat do vendosen në Torino. Fillimisht ishin Milanezët që kaluan në avantazh me Rebiç por Ronaldo barazoi shifrat. Ndeshja ishte e barabartë dhe rezultati i drejtë për atë që skuadrat prodhuan në fushë.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit (0-0), në kuadër të Kupës së Italisë. Përgjithësisht, ndeshja ishte e qetë dhe pak ''ngacmime'' në portat kundërshtare. Të dyja skuadrat po mbrohen mirë, duke ditur që është edhe ndeshja e kthimit. Ibra nuk do jetë në Torino, për shkak se u ndëshkua me të verdhë.
Ante Rebiç ka realizuar për Milanin në minutën e 60-të. Sërish vendimtar, atëherë kur Juventus po bënte një lojë më të mirë. Ronaldo ka barazuar shifrat me anë të një penalltie, në minutën e 90-të.
MILAN (4-4-1-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessiè, Bennacer, Rebic; Calhanoglu; Ibrahimovic.
JUVENTUS (4-3-3): Buffon; De Sciglio, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Ramsey, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo.