Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Mbyllet pjesa parë në Kukës, Guri humb një mundësi të "artë" në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbyllet pjesa parë në Kukës, Guri humb një

Kukësi – Tirana 0-0

FORMACIONET ZYRTARE

Kukësi: Koci, Memini, Çema, Imami, Rrumbullaku, Lushtaku, Lena, Hasani, Kale, Guri, Rangel

Trajner: Ernest Gjoka

Tirana: I. Lika, Kërçiku, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Taku, Daja, Mervejl, Romuald, Halili, Ede

Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kridens Meta

1'- Topi parë shkelmohet nga verilindorët.

4'- Loja nis e qetë nga të dy skuadrat, të cilat studiojnë njëra-tjetrën në mesin e fushës.

6'- Kukësi provon nga distanca me Kalen, por goditja e këtij të fundit është për t'u harruar.

7'- Këndore për verilindorët. Rrumbullaku kroson bukur, por Rangel gjendet në pozicion jashtë loje.

10'- Tirana nis të administrojë lojën në mesfushë dhe mundohet të shtyjë para. Mbrojtja e Kukësit nuk lë shumë hapësira.

12' - Bardheblutë nisin të këmbëngulin më shumë dhe Taku arrin të fitojë një goditje dënimi në hyrje të zonës verilindore.

13'- Ekzekuton vetë Taku, por pa rezultat pasi lojtarët e Kukësit janë të mirëvendosur.

15'- Mbyllen 15 minutat e para të sfidës dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

19'- Kukësi ka një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh, por portieri Bakaj nuk lejon verilindorët të festojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=3rCpR0h0OSQ&feature=youtu.be

26' - Tirana është pranë golit të avantazhit. Ede bën më të vështirën duke e çuar topin në duart e portierit Koçi, pas një krosimi të bukur të ardhur nga e majta.

30' - Hasani godet nga larg, por topi përfundon shumë larg portës së Bakajt.

https://www.youtube.com/watch?v=3MuAtZSbOl0&feature=youtu.be35' - Asion Daja dëmtohet në mesin e fushës së blertë. Duhet ndërhyrja e stafit mjekësor që mesfushori bardheblu të ngrihet për të marrë mjekimin e nevojshëm në anë të fushës.

38'- Edon Hasani dhe Grent Halili ndëshkohen me të verdhë pas një përplasje që kanë mes tyre në mesin e fushës.

41'- Merveille gjuan nga larg, por Ede nuk arrin të shtyjë në rrjetë topin që kthehet mbrapsh nga portieri i Kukësit.

44'- Kukësi ka një mundësi të artë për të shënuar. Sindrit Guri nuk arrin të çojë topin në rrjetë i vetëm me portierin Bakaj.

45'- Këndore për Tiranën, por rezultati mbetet i pandryshuar.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga