
PSG – JUVENTUS 2-1
Paris Saint Germain ka fituar 2-1 kundër Juventus, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve. Francezët janë mjaftuar me 2 golat e realizuar nga Kylian Mbappe që sonte ishte në super formë. Edhe pse italianët ngushtuan diferencën, nuk mjaftoi që në këtë takim të merrnin pikë. Më poshtë shihni golat e shënuar në këtë takim të parë të fazës së grupeve.
GOLAT:
53'- Juventus ngushton rezultatin. Tashmë ndryshon gjithcka në Paris.
45'- Mbyllet pjesa e parë.
22'- Spektakël nga PSG-ja. Kylian Mbappe realizon golin e dytë. Aksion i mrekullueshëm nga francezët me juventinët që bëjnë vetëm sehir.
17'- Kuadrado tenton të shtyjë ekipin para, por pa rezultat.
6’- Mjaftojnë 6 minuta lojë dhe Paris Saint Germain shënon golin e parë. Asist i Neymar dhe Kylian Mbappe nuk fal me të djathtën drithëruese.
1- Nis takimi.