
Floyd Mayweather nuk e ka mposhtur Logan Paul në ring. Pas tetë raundeve, sfida e boksit është mbyllur pa rrëzimin e Paul në tapet. Edhe pse pritej që një nga boksierët më të mëdhenj në botë të mos kishte vështirësi, Logan ka përfituar nga pesha dhe gjatësia për ta mbajtur larg Floyd.
Pas sfidës, ylli i rrjeteve sociale u shpreh i lumtur për këtë ecuri, teksa marketingu për të do jetë më I madh. Nga ana tjetër, Floyd tregoi se nuk ishte më 20 vjeç për të bërë paraqitje më të mira. 44 vjeçari prej kohësh është tërhequr nga boksi profesionist, për t'u rikthyer në një duel që më shumë dhuroi spektakël për dashamirësit.
Poll