VIDEO/ Marseille nostalgjik për supergolin e Lorik Canës, tifozët vërshojnë në komente: Na mungon një kapiten luftëtar si ai
Shkruar nga NEWSPORT
Lorik Cana ka zhvilluar një karrierë të gjatë e të lavdishme si futbollist. Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, kudo ku ka luajtur ka shfaqur shpirtin dhe grintën që e karakterizon duke marrë edhe dashurinë e tifozëve ndër vite.
Kulmin e karrierës e arriti me gjigantët francezë të Marseille ku luajti për 4 sezone gjatë viteve 2005 – 2009. Me blutë mbajti në krah edhe shiritin e kapitenit dhe klubi i Marseille është bërë nostalgjik duke rikthyer në kujtesë supergolin e Canës me roveshatë kundër Beauvais.
Lum komentesh nga tifozët francezë të cilët shprehen se ‘një luftëtar si ai mungon në skuadrën e sotme’.