
Manchester City arriti një fitore të rendësishme ditën e sotme ndaj Fulham në fushën e këtyre të fundit duke marrë kreun e Premier League duke lënë pas vetes Arsenalin.
Të besuarit e Guardiolës kaluan në avantazh në minutën e tretë nga një 11-metërsh që u kthye në gol nga Haaland që arrinë kështu në kuotën e 34 golave në Premier League, 1 më pak se rekordi i mbajtur nga Alan Shearer.
Vendasit barazuan në minutën e 15-të por ishte Alvarez ai që i dha epërsinë qytetarëve.
Vlen të theksohet fakti që City ka një ndeshje më shumë për të luajtur se Arsenali që tashmë ndodhet në vendin e dytë, 1 më pak se rivali i tyre.
Poll