Manchester City ka fituar në shtëpi përballë Sheffield United në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në “Etihad Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golat për “Qytetarët” u shënuan nga Rodri dhe Alvarez, me të besuarit e Guardiolës që marrin kështu një 3 pikësh të merituar dhe mjaft të rëndësishëm. Me këtë fitore, City shkon në vendin e tretë të renditjes me 49 pikë, ku është vetëm 2 pikë larg Liverpoolit kryesues.
Goli i parë i Cityt. (VIDEO)
Goli i dytë i Cityt. (VIDEO)
Në ndeshjet e tjera, Wolves mposhti pa probleme 3-0 Evertonin, Brentford u mposht në transfertë nga Crystal Palace me rezultatin 3-1, ndërsa Aston Villa fitoi 3-2 ndaj Burnley.