Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ "Lum" golash dhe ndeshje e ndërprerë nga një dron, mbyllen takimet e Europa League (Rezultatet dhe Golat)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Lum" golash dhe ndeshje e ndërprerë nga një

Janë duke u zhvilluar ndeshjet e dyta për ditën e sotme, të vlefshme për grupet e Europa League. Ndeshjet e sotme cilësohen tepër të vështira dhe emocionuese, për shkak se ekipet ndodhen në nivele pothuasje të barabarta ndërkohë që kërkojnë të lënë gjurmë në Europë.

Në një nga ndeshjet e mbrëmjes së sotme Dudelange-Qarabag është shënuar një incident që shkaktoi ndërprejen e ndeshjes përreth 25 minuta. Në fushë u shfaq një dron i cili mbante flamurin e Armenisë, diçka e tillë provokoi tifozët dhe futbollistët e skuadrës azerbajxhanse pasi të dy shtetet janë në konflikt me njëri-tjetrin. Pas rifillimit të ndeshjes, Qarabag u kthye duke shënuar golin e tretë. Ndeshja është duke vazhduar me rezultatin 0-4 dhe është minuta e 70' .

Arsenal bën detyrën në shtëpi ndërsa Lazio e Strakoshës, ka bërë një përmbysje spektakolare në pjesën e dytë.  Morel shënoi i pari në minutën e 55 për ekipin francez të Rennes duke zhbllokuar ndeshjen. Megjithatë lacialët reaguan shumë shpejt, duke barazuar ndeshjen në minutën e 64 me Milinkovic-Savic dhe më pas kaluan në avantazh me Immobile në të 75'.

Ndeshje e çmendur ka qenë edhe ajo midis turkëve të Trabzonsport dhe Basel-it të Taulant Xhakës. Ndeshja është mbyllur në barazim 2-2, ku janë shënuar respektivisht nga dy gola për secilën pjesë. Taulan Xhaka në minutën e 35 të pjesës së parë, pas një tërheqje nga mbrapa ndaj kundërshtarit u ndëshkua me karton të verdhë.

Rezultatet:

Arsenal-St Liege /4-0

Celtic-Cluj /2-0

Dudelange-Qarabag /0-4

Guimares-Eintracht Frankfurt /0-1

Krasnodar-Getafe / 1-2

Lazio-Rennes / 2-1

Lugano-Dynamo Kyiv / 0-0

Malmo FF-FC Copenhagen / 1-1

Rosenborg-PSV / 1-4

Sevilla-Apoel / 1-0

Sporting-Lask Linz / 2-1

Trabzonsport-Basel / 2-2

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga