Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Lojtari më i mirë i ndeshjes, Sadiku lë "gjurmë" me Bolivarin, e ndal vetëm shtylla

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lojtari më i mirë i ndeshjes, Sadiku lë

Bolivar nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola mbrëmë ndaj Ceara, në takimin e vlefshëm për Copa Sudamerikana. Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku e nisi si titullar për ekipin nga Bolivia, me teknikun spanjoll Gonzales që i besoi sërish një vend mes më të mirëve.

Ai bëri një paraqitje të mirë, duke rrezikuar shumë herë portën rivale. Në fund të takimit, është pikërisht Sadiku që shpallet 'Lojtari Më i Mirë i Ndeshjes', teksa vlen të përmendet se goditi edhe shtyllën.

Lojtari kuqezi nuk ka gjetur akoma golin me fanellën e ekipit të ri. Bolivar renditet në vendin e dytë me 5 pikë, po aq sa ka edhe Ceara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga