
Lojtarët e kombëtares shqiptare janë thjeshtë të papërmbajtshëm. Arlind Ajeti është futbollisti i radhës që ka arritur të lërë gjurmë në Rumani.
Mbrojtësi kuqezi luan për CFR Cluj dhe ka mundur të gjejë golin ndaj Poli Lasi në kampionatin rumun. Në minutën e 39-të, Ajeti merr një top nga Kresic dhe futbollisti i kombëtares nuk e ka të vështirë për të tundur rrjetën dhe për të barazuar përkohësisht shifrat në 2-2.
Një tjetër lajm i mirë për Sylvinhon, i cili para ndeshjes së kombëtares shikon që lojtarët po shënojnë gola fantastik.
Poll