Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Lazio "poker" Fiorentinës, Hysaj shkëlqen në 18 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lazio "poker" Fiorentinës, Hysaj shkëlqen në 18

Fiorentina dhe Lazio zhvilluan takimin e fundit për javën e 9. Sfida u mbyll me fitoren e lacialëve me shifrat 0-4. Një sfidë e nisur me shumë vrull nga vjolët që u afruan shpejt golit të parë por nuk arritën të kalonin në asnjë moment vijën fatale të Provedel.

Lazio realizoi dy herë në pjesën e parë të takimit duke menaxhuar qetësisht takimin. Hysaj u aktivizua në minutën e 72, ku arriti të ishte protagonist në të 2 golat e fund takimit pasi aksioni niste nga këmbët e tij. Alberto dhe Immobile vulosën fatin e takimit.

Fiorentina - Lazio 0-4 (Vecino 11' Zaccagni 25' Alberto56', Immobile 90'+1')

Java 9

Formacionet zyrtare:

FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodo, Martinez Quarta, Igor, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Mandragora; Ikone, Jovic, Kouame

Trajner: Vincenzo Italiano.

LAZIO (4-3-3): Provedel; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Milinkovic-Savic, M. Antonio, Vecino; F. Anderson, Immobile, Zaccagni

Trajner: Maurizio Sarri.

 

Komenti minutë pas minute: 

90'+7' Përfundon sfida

90'+1' Immobile realizon pas një aksioni model, asist i Savic thjesht fantastik

86' Alberto realizon të tretin 

46' Nis pjesa e dytë

45'+2' Mbyllet pjesa e parë, Lazio fantastike, Fiorentinës i mungon goli.

45' Fiorentina ndalet nga trau i portës, Provedel shmang golin fluturimthi

25' Zccagni dyfishon shifrat, Lazio befason vjolët

11' Vecino zhbllokon sfidën, momenti më i mirë për Fiorentinën zbehet nga uruguajani

5' Fiorentina e nis në sulm, topi mbetet në vijën fatale

1' Starton sfida në Florence

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga