Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ La Liga reagon ashpër, Vinicius Jr: Lumturia e një braziliani të zi në Europë shqetëson shumë

Shkruar nga NEWSPORT

Takimi i së dielës në derbin e Madridit mes Atletico dhe Real i mbyllur me shifrat 1-2, nuk ka kaluar pa përplasje dhe incidente. Për fatin e mirë nuk ka pasur përplasje mes indivdësh por tifozët e Atletico Madrid kanë sulmuar ashpër me kore raciste sulmuesin e Real Madrid Vinicius Jr.

La Liga ka reaguar menjëherë për këtë incident i cili është dënuar ashpër për “gjuhën e urrjtjes” së përdorur ndaj brazilianit 22 vjeçar. “Ne denoncojmë të gjitha incidentet brenda dhe jashtë stadiumeve. Ne punojmë me klubet për ta mbajtur futbollin tonë miqësor dhe të këndshëm. Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në La Liga dhe ne gjithmonë punojmë me klubet dhe autoritetet për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë çdo rast të tillë".

Por ja se si nisi historia që solli këtë reagim të ulët.

Pedro Bravo tha gjatë një diskutimi televiziv spanjoll për Vinicius se "Në Spanjë, ju duhet të respektoni rivalët dhe të ndaloni të kërceni si majmun". Akuza këto të drejpërdrejta racizmi. Ai ka kërkuar falje, por që dëmi ishte shkaktuar.

Vinicius u shpreh: "Javë më parë, disa njerëz filluan të kritikojnë kërcimin tim. Por kërcimi nuk është vetëm i imi, por dhe i Ronaldinhos, Neymar, Lucas Paqueta,  Antoine Griezmann, Joao Felix, Matheus Cunha etj. Këngëtarët brazilian funk dhe kërcimtarët samba, këngëtarët latinë reggaeton, amerikanët e zinj dhe shumë të tjerve. Ata janë valle për të festuar diversitetin kulturor të botë. Ata thonë se lumturia shqetëson shumë të tjerët. Lumturia e një braziliani të zi që është i suksesshëm në Evropë shqetëson shumë më tepër. Por vullneti im për të fituar, buzëqeshja ime dhe shkëlqimi në sytë e mi janë shumë më të mëdha se kaq."

Koret e tifozerisë së Atletico:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga