
Goli i Sergio Roberto që realizoi dje për Barcelonën në minutën e 95-të kundër PSG-së nuk emocionoi vetëm tifozët në shkallët e stadiumit, por edhe tribunën e gazetarëve katalanas, të cilët po raportonin sfidën për televizionet, radiot apo gazetat dhe shtypin elektronik.
Por, emocionet e njërit prej radiokronistëve spanjollë në tribunën e gazetarëve po bën xhiro në internet. Goli i 6-të i Barçës që solli edhe kualifikimin e katalanasve për në çerekfinale të Champions League ka emocionuar pa masë radiokronistin që ishte duke raportuar "live" sfidën kundër PSG-së.
"Goool Barça! Sergi të përulem! Përmbysje, përmbysje në 'Camp Nou'", ishin fjalët që përsëriste pa pushim pas golit të Sergi Robertos, radiokronisti katalanas, ndërsa nuk i ka përmbajtur dot as lotët e gëzimit, duart në kokë dhe emocione që mund t'i ndiqni në videon e mëposhtme, e cila mbetet për t'u parë deri në fund të saj...