Lojtarët shqiptarë janë të shumtë nëpër kampionetet europiane. Kjo javë duket se ka folur “shqip” pasi futbollistët me origjinë shqiptare kanë shënuar gola vendimtarë për skuadrat e tyre.
I fundit që i bashkohet listës është Silvio Merkaj. Sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Südtirol që militon në Serie B. 25-vjeçari në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj FeralpiSalo, arriti të shënonte golin e dytë.
Në minutën e 82-të Merkaj dyfishin shifrat, duke koleksionuar kështu 3 pikët për të tijtë. Një krosim në zonë dhe Merkaj që kërcen mbi të gjithë dhe godet sferën me kokë, due ia bërë të pamundur portierit kundërshtarë.
Poll