
Katar – Senegal 1-3
Kupa e Botës
Grupi A
Arbitër: Antonio Mateu Lahoz
Stadiumi: “Al Thumama”
Ndeshja: Katari nuk ia ka dalë të bëj më shumë në takimin me Senegalin. Një sfidë tepër e luftuar nga ekipet të cilët nuk preferonin një humbje të radhës. Shpresat për Katarin tashmë janë shuar, por arritën të linin gjurmën e tyre në këtë edicion, pasi realizuan golin e parë në një Kupë Bote.
Senegali ngjitet në kuotën e 3 pikëve pas fitores së sotme. Ndeshja e fundit do të jetë kundër Ekuadorit, e cila do përcaktojë fatin e afrikanëve. Një fitore e mundshme do të thotë kualifikim për Senegalin, por mbetet për t’u parë dhe takimi i radhës ku Ekuadori do të sfidojë Hollandezët.
Formacionet zyrtare:
Katari: Barsham, Miguel,Hassan,Mohamad, Al-Haydos, Afif, Boudiaf, Ahmed, Madibo, Khoukhi, Ali.
Senegali: Mendy, Sabaly, Koulibaly, Diallo, Mendy, Diedhiou, Gueye, Jakobs, Diatta, Sarr, Dia.
Komenti minutë pas minute:
90'+6' Përfundon takimi.
84' Nuk lë vend për diskutim Senegali, kundërpërgjigje e menjëhershme nga Dieng
78' Katari realizon golin e parë në një Kupë Bote, Muntari vë firmën e tij
67' Katari nuk mposht dot gardianin Mendy, të pafat vendasit
48' Diedhiou realizon golin e dytë me kokë, Katari nuk ka forcë të reagojë
46' Nis pjesa e dytë
45'+7' Mbyllet pjesa e parë
41' Senegali realizon golin e parë, Dia shfrytëzon në mënyrë perfekte gabimin e kundërshtarit
34' Katari kërkon një penallti, por për kryesorin Lahoz, është çdo gjë e rregullt
5' Senegali hidhet menjëherë në sulm
1’ Nis takimi, topi i parë i takon Katari