Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Kapiteni bën heroin për shokun e skuadrës, shmanget tragjedia në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kapiteni bën heroin për shokun e skuadrës, shmanget

Në Hungari ndodhi mrekullia në fushën e lojës. Më 21 korrik po luhej ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Conference League mes Fehervar dhe Gabalas, kur lojtari Ilkin Qirtimov që luan për këta të dytët ra pa ndjenja.

Ishte kapiteni i ekipit Asi Mammadow që ndërhyri duke i shpëtuar jetën shokut të skuadrës, të cilit i kaloi gjuha poshtë. Më pas erdhi ndërhyrja e shpejtë nga stafet mjekësore, që e transportuan drejt spitalit. Gjendja e tij u stabilizua duke shmangur një tragjedi.

Sfida u mbyll me fitoren e Fehervar në shifrat 4-1 kundër Gabalas. Golat për vendasit u shënuan nga Adrian Rus, Budu Zivzivadze dhe dopieta e Kenan Kodron.

Në anën tjetër golin e nderit për miqtë e shënoi Raphael Alemao në minutën e 16’, e cila ishte dhe rrjeta hapëse e sfidës. Ka mbetur dhe ndeshja e kthimit në Azerbajxhan, për të vendosur skuadrën që kualifikohet për më tej.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga