Bayern Munich ja doli të fitojë titullin kampion në Gjermani dhe këtë sezon. Ky trofe u bë i 32-ti për gjigandët bavarezë që nuk njohin rival në kampionat. Çfarë e bën dhe më të veçantë është fakti se trofeu i këtij sezoni renditet i dhjeti radhazi në historinë e klubit.
Tifozët e kanë shijuar shumë këtë periudhë. Prandaj dhe Thomas Muller është kujdes për ta, duke bërë që trofeu të përfundomte dhe në tribuna. Mbështetësit e pritën shumë mirë dhe në festë këtë veprim të sulmuesit, pasi dhe ata meritojnë të gëzojnë si lojtarët. Më poshtë mund të shihni videon me momentin, kur ndodhi e gjitha.