
Juventus 3-0 Sassuolo
Juventus dhe Sassuolo luajnë mbrëmjen e sotme, ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Seria A. Bardhezinjtë luajnë prej orës 20:45 në shtëpinë e tyre, për të synuar ndjekjen e Interit kryesues që është tashmë 5 pikë para.
Trajneri i Sassuolos ka vendosur që Nedim Bajrami ta nisë nga stoli ndeshjen. Lojtari i Kombëtares shqiptare me shume gjasa do marrë minuta gjatë pjesës së dytë.
Formacionet zyrtare:
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Rugani; Cambiaso, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Yildiz, Vlahovic. Trajner: M. Allegri
Sassuolo (4-3-3): Consigli; Pedersen, Erlic, Ferrari, Viti; Matheus Henrique, Boloca, Thorstvedt; Berardi, Pinamonti, Lauriente. Trajner: Dionisi
Komenti minutë pas minute:
90+3' Përfundon ndeshja.
89' Vjen nga stoli dhe vulos sfidën, Federico Chiesa shënon golin e 3-të. (VIDEO)
80' Locatelli rrezikon nga presingu i Volpatos, por në fund arrin të pasojë te Szczesny i cili hap aksionin e rradhës.
69' Skuadra e Allegrit mori sërish kontrollin e lojës pas disa minutave në vështirësi.
63' Kundërsulm i rrezikshëm i Sassuolos, Berardi lëshon një predhë nga jashtë zonës e cila pritet mrekullisht nga Szczesny. (VIDEO)
53' Berardi provon nga distanca, por topi shkon jashtë. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
37' Nuk ndalen 'perlat' nga Vlahovic, një tjetër 'silurë' sjell golin e dytë për Juventusin. (VIDEO)
32' Lauriente gjuan nga jashtë zonës, por gjen një përgjigje të shpejtë nga Szczesny, i cili pret topin. (VIDEO)
27' Lauriente kalon mes disa kundërshtarëve dhe tenton një asistim në qendër të zonës, por ndalet nga Rugani.
18' Reagimi i Sassuolos me Berardin, i cili shkon majtas por nuk ia del as të gjuaj dhe as të pasojë.
15' Goditje e kalibruar nga distanca, Juventus kalon në avantazh me supergolin e Vlahovic (VIDEO)
13' Rabiot shërbehet në zonë nga Yildiz, por kontrollon keq dhe në fund Ferrari largon topin.
1' Starton ndeshja.